Agroni

Ligjëratë mbi Avokatinë nga avokate Laura Tahiri (PhD.c) në Fakultetin Juridik

Me ftesën e Prof.asoc.dr. Agron Beka, në kuadër të lëndës “Bazat e Sistemit të Drejtësisë”, ish studentja e dalluar e Fakultetit Juridik – UIBM, tani avokate dhe doktorante Laura Tahiri, mbajti një ligjëratë të përbashkët me profesorin përpara studentëve të vitit të parë të këtij fakulteti.
Tema e kësaj ligjërate ishte “Avokatia”, ku u diskutuan roli dhe rëndësia e avokatit në sistemin e drejtësisë, sfidat e profesionit, si dhe praktikat më të mira për ndërtimin e një karriere të suksesshme në këtë fushë.
Përvoja akademike dhe profesionale e avokates shërbeu si një shembull frymëzues për studentët, duke ndarë me ta njohuri praktike dhe këshilla të vlefshme për të ardhmen e tyre profesionale. Ky organizim dëshmon përkushtimin në ofrimin e një edukimi cilësor dhe praktik për studentët, duke i përgatitur ata për sfidat e tregut të punës dhe zhvillimin profesional në fushën e drejtësisë.
Shperndaj ne: