Fjur 13

Ligjëratë ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të UIBM mbi Inteligjencën Artificiale në Drejtësi

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe shkencore të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, me përkrahjen dhe kontributin e menaxhmentit të fakultetit, u organizua sot një ligjëratë ndërkombëtare nga profesori Myunghoon Roh i Universitetit Salve Regina (SHBA). Tema e ligjëratës ishte “Inteligjenca Artificiale në Drejtësi”, e cila ngjalli interesim të madh tek pjesëmarrësit dhe u shndërrua në një debat tejet dinamik dhe frytdhënës.

Fakulteti Juridik shpreh mirënjohje për Prof. Mensut Ademin për mbështetjen në aranzhimin e aktivitetit si dhe Prof. Zahir Çerkinin për moderimin e shkëlqyer të diskutimit.

Gjithashtu, falënderojmë përfaqësuesit e Universitetit tonë dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin aktiv dhe interesimin e treguar.

Ky aktivitet përbën një dëshmi të angazhimit të Fakultetit Juridik në promovimin e temave bashkëkohore dhe të rëndësishme për të ardhmen.

Shperndaj ne: