Mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të DiLanEdu-WB
Procesi i mbarëvajtjes dhe mbikëqyrjes së projektit të BE-së DiLanEdu-WB po realizohet përmes një serie mbledhjesh të vazhdueshme, duke siguruar monitorim dhe vlerësim sistematik të përparimit të tij. Më 11 Shtator, Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i DiLanEdu-WB u mblodh për të diskutuar mbi disa tema thelbësore. ë këtë mbledhje, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, përkatësisht Fakulteti i Edukimi, u përfaqësua nga Albana Sadiku. Ndërsa, gjenda e mbledhjes përfshinte:
• menaxhimin efektiv dhe dorëzimin në kohë të rezultateve të projektit,
• considerimin e kërkesave të mundshme për zgjatje apo ndryshime,
• dhe një analizë krahasuese të arritjeve të projektit në raport me objektivat e përcaktuara fillimisht.
Mbarëvajtja e projektit dhe realizimi i objektivave dhe afateve ashtu siç janë parapërcaktuar, janë esenciale për stabilitetin dhe kredibilitetin e projektit. Përparimet dhe përfitimet e institucioneve partnere te projektit janë gjithmonë parësore.
