Me mbështetje të SHER-it nis procesi i rishikimit të statutit të UIBM
Ka nisur procesi për rishikimin e Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) me mbështetje të SHER-it. Për të koordinuar veprimet që do të ndërmerren, të hënën u mbajt edhe një takim i përbashkët i drejtuesve të UIBM me ata të SHER-it.
Rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, falënderoi drejtuesit e SHER-it për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar për UIBM. Ajo shprehu përkushtimin e menaxhmentit që kanë edhe mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues për këtë proces të rëndësishëm për Universitetin.
Për rishikimin e Statutit të UIBM në kuadër të programit të SHER-it është angazhuar edhe ekspertja ndërkombëtare nga Estonia, Kristiina Tonnisson. Ajo ishte e pranishme në takim, ku prezantoi analizën që ka bërë për statutin si dhe propozoi rekomandimet që ka nxjerrë.
Sipas dinamikës së paraparë, pas përgatitjes së draftit të statutit me rekomandimet që do të dalin, dokumenti do t’i nënshtrohet edhe diskutimit publik para miratimit.

