Marreveshja1

Memorandum Bashkëpunimi me “BlockJump Kosova”

Të hënën është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) me “BlockJump Kosova” për të përcaktuar kornizën e bashkëpunimit me qëllim të ofrimit të bursave për studentë. Memorandumi është nënshkruar nga rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva dhe drejtoresha e programit “BlockJump Kosova”, Liridonë Syla Rexha.

Në këtë kuadër do të formalizohet bashkëpunimi në Sfidat e Inovacionit të Hapur të organizuara në kuadër të projektit “BlockJump”. “BlockJump” është një program i dedikuar për ndërtimin e kapaciteteve dhe inovacionin  digjital, i fokusuar në teknologjitë blockchain dhe Web3.

Programi është bashkëfinancuar nga LuxDev përmes Business Partnership Facility (BPF) dhe zbatohet bashkërisht nga Kutia, Compellio dhe Luxembourg Blockchain Lab. “BlockJump” ofron trajnim të strukturuar, përvoja praktike mësimore dhe certifikim digjital  të decentralizuar përmes kredencialeve të tokenizuara, me qëllim forcimin e aftësive  digjitale dhe kapaciteteve inovative të të rinjve dhe studentëve.

“BlockJump” do të ndajë deri në 50 bursa për studentë të përzgjedhur të UIBM për pjesëmarrje në Programin Fillestar të Trajnimit BlockJump (Teknologji +  Biznes). Të përzgjedhurit  bursës do të përfitojnë: Bursë 100% nga “BlockJump Kosovo”, qasje të plotë në Sistemin e Menaxhimit të Mësimit (LMS), pjesëmarrje në të gjitha sesionet e trajnimit online, të gjitha materialet e trajnimit, vlerësimet, kuizet dhe mentorimin, certifikata të decentralizuara të bazuara në blockchain pas përfundimit me sukses, mundësi për trajnim të avancuar dhe shqyrtim për praktika profesionale.

Gjithashtu në Memorandum të Bashkëpunimit janë përfshirë edhe obligimet dhe përgjegjësitë e palëve.

1 (18)
Shperndaj ne: