Proejkt1

Memorandum Mirëkuptimi për një projekt kërkimor me “Nanokos”

Në një ceremoni të organizuar të mërkurën në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet “Nanokos” dhe tri universiteteve publike për zbatimin e projektit kërkimor të titulluar: “Hetimi i ndikimit të nanopjesëzave metalike nga emetimet e shkritores “Trepça” në tokë, ujë dhe të korra në rajonin e Mitrovicës: Vlerësimi i rrezikut dhe potenciali për transferim përmes zinxhirit ushqimor” sipas fushave prioritare të kërkimit të Nanotoksikologjisë Mjedisore dhe Kërkimit Mjekësor. Ky Memorandum është nënshkruar nga rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva,  rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe përfaqësuesi  i “Nanokos”, Armond Daci.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të përcaktojë rolet, përgjegjësitë, dispozitat e financimit dhe kushtet e angazhimit për ekzekutimin me sukses të projektit kërkimor. Projekti kërkimor synon të kontribuojë në përparimet në fushën e zgjedhur të kërkimit duke kryer kërkime shkencore me cilësi të lartë në Nanotoksikologjinë Mjedisore ose Kërkimin Mjekësor; Promovuar bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe ndarjen e njohurive; Inkurajuar pjesëmarrjen e studentëve në nivelet universitare pasuniversitare ose doktorale.

Palët nënshkruese e kanë vlerësuar si një projekt të rëndësishëm për të gjitha universitetet e përfshira. Gjithashtu ata kanë shprehur përkushtimin e tyre që ky projekt të realizohet në mënyrën më të mirë dhe të dobishme për institucionet.

Proejkt1
Shperndaj ne: