Takimi

Menaxhmenti dhe stafi akademik i UIBM-së marrin pjesë në Konferencën e 4-të Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Përfaqësues të menaxhmentit dhe stafit akademik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) po marrin pjesë në Konferencën e 4-të Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), e cila mbahet më 29 shtator 2026.

Konferenca, me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë”, mbledh përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, agjencive të sigurimit të cilësisë dhe akterë të tjerë relevantë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe diskutimit të praktikave që kontribuojnë në avancimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të UIBM-së në këtë konferencë është një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me zhvillimet dhe praktikat në fushën e sigurimit të brendshëm të cilësisë, duke kontribuar në fuqizimin e mëtejmë të kulturës së cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm në Universitet.

Shperndaj ne: