7

Mundësi për bursë kërkimore në Austri – SHER PhD/Post-Doc Fellowships

Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë për mundësinë e aplikimit në programin e bursave SHER PhD/Post-Doc Fellowships, që ofrohet nga OeAD-GmbH në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI) e Republikës së Kosovës, si pjesë e Projektit SHER – Sustainable Higher Education and Research in Kosovo.

 Fushat e studimit/kërkimit:
Shkencat Natyrore, Shkencat Teknike, Mjekësia dhe Shkencat Shëndetësore, Shkencat Bujqësore, Shkencat Shoqërore dhe Shkencat Humane.

 Kush mund të aplikojë:

Studentë të doktoratës (PhD) me shtetësi kosovare

Hulumtues pasdoktoralë (Post-docs) me shtetësi kosovare

Kandidatë me lidhje institucionale me universitetet apo institucionet kërkimore në Kosovë

 Afati i aplikimit: 15 janar 2026
 Periudha e qëndrimit: ndërmjet majit 2026 dhe pranverës 2027

 Përfitimet:

Grant mujor: 1,300 EUR

Kompensim udhëtimi: 500 EUR (një herë)

Asistencë në gjetjen e akomodimit dhe sigurimit shëndetësor

 Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Formulari online i aplikimit (disponueshëm nga fundi i tetorit në www.scholarships.at

Plani i punës dhe orari i paraparë

Dy letra rekomandimi nga profesorë universitarë

Konfirmim i mbikëqyrjes akademike nga një profesor në universitetin pritës në Austri

Kopje e pasaportës

Diplomë ose konfirmim regjistrimi në studime

Dëshmi për njohuri të gjuhës angleze dhe/ose gjermane

(Nëse aplikohet) Konfirmim nga institucioni në Kosovë për angazhim para dhe pas përfundimit të bursës

 Qëllimi i bursës:

Nxitja e bashkëpunimit kërkimor ndërmjet Austrisë dhe Kosovës

Zhvillimi i kapaciteteve institucionale të arsimit të lartë në Kosovë

Rritja e cilësisë në mësimdhënie, kërkim, inovacion dhe ndërkombëtarizim

 Kriteret shtesë:

Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe/ose gjermane

Kandidatët me angazhim në universitete rajonale dhe gratë kërkuese do të kenë prioritet në përzgjedhje

Aplikimet e paplota ose të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë

 Për më shumë informata:
SHER Fellowship Programme – OeAD

 Kontakt: [email protected]
Shperndaj ne: