Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore – Master
Studimet e ketij niveli përgatisin kuadrot adekuate për institute hulumtuese, për
institucione dhe ndërmarrje publike e private si në vend, rajon por edhe në botën e
jashtme, udheheqes te bizneseve te veta ushqimore, konsulencë në fushën e ushqimit si
dhe për arsimimin e kuadrove të ardhshme nga lëmi i Inxhinierisë dhe Teknologjisë
ushqimore.
Teknologji – Master, specializimi: Inxhinieri e Mbrojtjes së Mjedisit
Programi i studimit Teknologji me specializimin Inxhinieri e mbrojtjes mjedisore- Niveli
i arritjes profesionale dhe bazat shkencore që arrijnë studentët me këtë program studimi,
janë solide për zhvillimin e industrisë. Studimet në ketë program përgatitin kuadrot
adekuate për institute hulumtuese, për institucione dhe ndërmarrje publike e private si në
vend, rajon por edhe në botën e jashtme, si dhe për arsimimin e kuadrove të ardhshme
nga lëmi i Inxhinierisë së mbrojtjes mjedisore.
