Ftu

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore u mbajtën takimet me ekspertë në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore u mbajtën takimet e ekspertëve në kuadër të procesit të riakreditimit të programve: Teknologji, me specializimi Inxhinieri Mjedisore dhe Inxhinieri Kimike, BSc niveli Bachelor, programit Teknologji, me specializimi Inxhinieri e Mbrojtjes Mjedisore, MSc niveli Master, si dhe programi Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore, BSc niveli Bachelor.

Ekspertët ndërkombëtarë të angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, zhvilluan takime të ndara me menaxhmentet, bartësit e programit, stafin akademik, studentët aktualë dhe alumni.  Ata vizitaun edhe objektet universitare, laboratorët, bibliotekën,  kabinetet dhe infrastrukturën në përgjithësi.

Në përgjithësi u vlerësua se takimet kaluan mirë, duke pasur parasysh përgatitjet e njësive akademike për këtë proces.

Shperndaj ne: