Në Fakultetin Juridik u mbajt takimi i Grupi Punues për Vlerësimin e zbatimit të Planit Strategjik (2023-2025)
Në Fakultetin Juridik është mbajtur takimi i Grupi Punues për Vlerësimin e zbatimit të Planit Strategjik (2023-2025). Takimin e hapi kryesuesi, prof.ass.dr. Zahir Çerkini, i cili paraqiti para grupit punues rendin e ditës. Kryesuesi propozoi që të pranishmit të dakordohen për modelin e raportit me të cilin do të vlerësohet zbatimi i Planit Strategjik të FJ-së.
Më pas u diskutua metodologjia e hartimit të raportit dhe mbledhja e të dhënave, ku grupi punues, me dakordimin edhe të z. Nebi Halili, palë e jashtme e interesit, u pajtuan që vlerësimi të jetë objektiv dhe i bazuar në të dhëna të dokumentuara. Menaxhmenti i fakultetit u pajtua për bashkëpunim me grupin, për të ofruar të gjitha të dhënat që kërkohen.
Takimi u mbyll me konkluzionin që raporti për monitorimin e zbatimit të Planit Strategjik të përfundojë brenda muajit korrik 2025.
