6

Një delegacion nga Zyra  Erasmus+ në Kosovë vizitoi UMIB-in

Koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, Jehona Lushaku dhe asistentja, Blerinë Zjaça, kanë vizituar Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ku janë pritur nga rektori, Alush Musaj. Në takim u bisedua për mundësitë që ofron Erasmus+ për universitetet publike si dhe për mobilizimin e UMIB-it në këtë drejtim.

Rektori Musaj, i cili shoqërohej edhe nga Koordinatori Qendror për Zhvillim Akademik, Faton Merovci dhe Ajtene Avdullahu nga Zyra e Erasmus + në kuadër të UMIB-it, i njoftoi mysafiret për aplikimet që janë realizuar në kuadër të thirrjes për projekte. Ai foli edhe për grupin punues në UMIB që ka si qëllim rritjen e numrit të aplikimeve në thirrjen që pritet të hapet në tetor për projektet e Erasmus+ etj.

Delegacioni nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, mbajti më pas një takim edhe me grupin implementues të projektit “Erasmus+ Project No. 598587 – Innovative Teaching Education in Mathematics”.

2