Një grup studentësh vizituan Avokatin e Popullit

Në kuadër të aktiviteteve që realizohen në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, një grup studentësh nga ky fakultet kanë vizituar Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari. Gjatë takimit me Avokatin e Popullit, studentët janë shoqëruar nga profesori. Agron Beka.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i ka informuar studentët për punën që bëhet në këtë institucion. Ai gjithashtu është përgjigjur në pyetjet që kanë shtruar studentët për aspekte të ndryshme që lidhen me Avokatin e Popullit.

Studentët e kanë vlerësuar si një takim të frytshëm, meqë janë informuar prej dorës së parë për punën që bëhet nga një institucion sikur që është Avokati i Popullit. Ata kanë shprehur mirënjohjen e tyre edhe për mësimdhënësit dhe drejtuesit e Fakultetit Juridik, për përkushtimin e tyre në drejtim të rritjes së cilësisë profesionale.