Njoftim nga associacioni COST

COST është organizatë që financon rrjetëzimin e hulumtuesve për hulumtim dhe inovacion por nuk financon hulumtimin. Të ligjshëm për aplikim janë hulumtuesit nga Institucionet e Arsimit të Lartë, organizatat joqeveritare, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, etj. Është një mundësi e mire për te shkëmbyer ide dhe për të zgjeruar njohuritë. Madje, ne këto konzorciume shpesh lindin ide për projekte të mëdha si janë ato për Horizon 2020.

Ju mund të aplikoni duke iu bashkëngjitur aksioneve ekzistuese.

Këto janë hapat që duhet të ndiqni:

 

  1. Identifikoni aksionin qe përshtatet me profilin tuaj. Këtu gjeni linkun ku mund t’i gjeni aksionet:   https://www.cost.eu/browse-actions/.

 

  1. Regjistrohuni në COST https://e-services.cost.eu/

 

  1. Shkruani letrën/shprehjen e interesit (letra duhet t’i dërgohet kryesuesit të aksionit)

 

  1. Shqyrtimi i kërkesës suaj do të zgjasë afërsisht 20 ditë.

 

  1. Pas aprovimit, mund të filloni aktivitetet në kuadër të aksionit.

 

  1. Jeni te mbështetur financiarisht (me rimbursim) për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit nga vet aksioni.

 

Aksionet zakonisht zgjasin katër vjet. Nëse aksioni është ne vitin e fundit te realizimit, nuk jeni te ligjshëm për aplikim.

 

Nëse jeni te interesuar te aplikoni për aksione te reja, thirrja është e hapur deri me dt. 5 Shtator 2019. Për te aplikuar për një aksion te ri kushti është qe te jene se paku 7 pjesëmarrës-vende anëtare + Kosova, prej te cilave gjysma nga vendet me zhvillim me te vogël ne aspektin e kërkimit shkencor.

 

Me statusin “Near Neibourigh Country” ne si Kosovë përfitojmë në baza te njëjta sikur vendet qe janë anëtare, me përjashtim se nuk keni te drejte te votoni ne Management Committees or Working Groups of the Action.