1

Protokoll bashkëpunimi me universitetin “Kutahja Dumlupınar” në Turqi

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi me rektorin e Universitetit “Kutahja Dumlupınar” në Turqi, prof.dr. Remzi Goren. Kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë një punëtorie që është mbajtur në këtë universitet, në kuadër të të cilit funksionojnë 3 institute, 9 fakultete, 3 kolegje dhe 14 shkolla profesionale.

Përveç rektorit Musaj, në këtë punëtori mori pjesë edhe dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, prof.dr. Milaim Sadiku. Punëtoria, “Fuqia bashkuese e kulturave ndërkombëtare dhe roli i universiteteve”, është organizuar nga  Qendra e hulumtimeve për zhvillime strategjike pranë Universitetit “Kutahja Dumlupınar”.

Sipas rektorit Musaj, punëtoria ndër të tjera kishte si qëllim edhe bashkëpunimin akademik ndërmjet universiteteve dhe vendeve pjesëmarrëse. Përndryshe pjesëmarrës ishin përfaqësues të 70 universitete nga 26 shtete të ndryshme.

IMG Ecc88167deced6a50a817f5448f1ef52 V