Njoftim për punë praktike për studentët e Juridikut

Njoftohen studentët e vitit të tretë dhe të katërt të Fakultetit Juridik se, Organizata jo-qeveritare “National Center for State Courts (NCSC)”, ofron mundësi për punë praktike me pagesë për 5 studentë të fakulteteve juridike të akredituara në Kosovë, nga një student për secilin nga rajonet: Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjilanit.  Mundësia për punë praktike është e hapur në kuadër të Programit “Drejtësia ka rëndësi” dhe puna realizohet në zyret e organizatave jo-qeveritare partnere të programit. Kohëzgjatja e punës është dy (2) muaj, me mundësi vazhdimi deri në gjashtë (6) muaj.

Për më shumë detaje shih njoftimin e bashkëngjitur. NCSC-njoftim