OFERTË PËR MOBILITET

Ju informojmë se thirrja e 3-të për aplikime nën projektin Erasmus Mundus GreenTech WB është i hapur.

Mobilitetet në dispozicion për thirrjen e grupit të tretë janë si në vijim:

  • Studentët nga WB në EU
  • Master nga EU në WB
  • Doktoraturë nga WB në EU
  • Stafi Akademik/Administrativ nga WB në EU
  • Stafi Akademik/ Administrativ nga EU në WB

WB (Western Balkans-Ballkani Perendimor)

EU (European Union-Bashkimi Evropian)

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për grantin e mobilitetit, bashkohuni në Erasmus Mundus GreenTech-WB Social Network  dhe kërkoni anëtarësim në grupin e “Aplikantëve”: http://social-green-tech-wb.uvigo.es. Këtu do të keni qasje në të gjitha informacionet dhe dokumentet që iu nevojiten për të aplikuar. Gjithashtu do të gjeni blog-un ku ju mund të ndani komentet ose pyetjet tuaja.

Afati për aplikim për:

  • Studentët nga WB në EU, Master nga EU në WB dhe Doktoraturë nga WB në EU, është deri më: 02.2017

Stafi Akademik/Administrativ nga WB në EU dhe Stafi Akademik/ Administrativ nga EU në WB është deri më: 31.12.2016