D1

“DEMOS” dhe EYE” të organizatës “Helvetas” dhurojnë botime dhe materiale me interes për studentët dhe stafin akademik

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva e shoqëruar nga prorektorët, ka pritur në takim një delegacion nga projekti “DEMOS” dhe EYE” të organizatës “Helvetas”, të cilët kanë dhuruar botime dhe materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen e që  mund t’u hynë në punë studentëve dhe stafit akademik. Gjithashtu në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UIBM dhe “Demos”, në fusha me interes reciprok.

Rektorja Deva, i ka falënderuar anëtarët e delegacionit që ishin të pranishëm në takim për materialet e dhuruara  si dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit. “Janë materiale që mund t’ju shërbejnë studentëve dhe stafit akademik për punën e tyre studimore”, tha ajo.

Në takim u bisedua edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të të cilës do të parashiheshin fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë edhe punën praktike për studentët e UIBM.

D1
Shperndaj ne: