Try

Përgatitje për tryezën e rrumbullakët: “Linking Academic Knowledge with Economic Reality: The Contribution of Universities to Structural Economic Changes”

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, shoqëruar me bashkëpunëtorë, ka takuar të hënën drejtuesit e Fakultetit Ekonomik me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për organizimin e tryezës së rrumbullakët: “Linking Academic Knowledge with Economic Reality: The Contribution of Universities to Structural Economic Changes”. Kjo tryezë mbahet në Fakultetin Ekonomik më 25 mars 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën 304 të Fakultetit të Edukimit.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.dr. Qazim Tmava dhe prodekani, prof.dr. Esat Durguti, folën për përgatitjet që janë bërë deri me tani për organizimin e kësaj tryeze ku do të ketë edhe mysafirë ndërkombëtarë. Ata vlerësuan se kjo tryezë paraqet një ngjarje të shënuar në UIBM, për qka u shprehën mirënjohës për mbështetjen nga menaxhmenti dhe administrata.

Sipas prodekanit, Durguti, ky aktivitet synon të krijojë një platformë diskutimi për lidhjen e njohurive akademike me realitetin ekonomik, duke përfshirë kontributin e universiteteve në ndryshimet strukturore ekonomike. Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga disa universitete nga regjioni dhe Evropa, si dhe aktorë të ndryshëm akademikë dhe ekonomikë.

Ai ftoi të gjitha strukturat akademike, studentët dhe aktorët e jashtëm të interesuar për këtë temë të rëndësishme. “Ky organizim ofron një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim idesh, bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të njohurive të orientuara drejt praktikës ekonomike|”, tha ai.

Shperndaj ne: