Image

Përgatitjet drejt finalizimit për Konferencën e VIII-të Vjetore Multidisiplinare për Gjeoshkencat – IMGC-2026

Kryesuesi i Këshillit Organizativ të Konferencës IMGC-2026, Prof. dr. Kemajl Zeqiri, informoi anëtarët e Këshillit lidhur me ecurinë e përgatitjeve për Konferencën e VIII-të Vjetore Multidisiplinare për Gjeoshkencat, e cila do të mbahet më 22–23 tetor 2026 në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM).

Gjatë takimit, Kryesuesi i njoftoi KO me punimet e paraqitura, aktivitetin recenzues te Këshillit Shkencorë, si dhe përgatitjet teknike dhe organizative për konferencën. Këshilli Organizativ vlerësoi pozitivisht interesimin e studiuesve për pjesëmarrje, veçanërisht përfshirjen e studiuesve dhe profesionistëve të rinj.

Gjithashtu, u vlerësua pjesëmarrja e pesë folësve kryesorë (Keynote Speakers) nga vendet e rajonit dhe më gjerë, e cila dëshmon për rritjen e profilit dhe cilësisë shkencore të konferencës, si dhe për interesimin në rritje për temat që trajtohen në kuadër të saj.

Përfaqësuesit e institucioneve bashkëorganizatore, përkatësisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, informuan Këshillin mbi aktivitetet e realizuara dhe detyrimet që rrjedhin nga përgjegjësitë e tyre në kuadër të organizimit të konferencës.

Në përfundim, Kryesuesi përcaktoi detyrat dhe përgjegjësitë për anëtarët e Këshillit, si dhe dinamikën e aktiviteteve për ditët në vijim, me qëllim të përmbylljes me kohë të të gjitha përgatitjeve për realizimin e suksesshëm të Konferencës IMGC-2026.

Shperndaj ne: