8119

Përvoja e studentëve të UIBM në semestrin dimëror 2025/26 në Poloni (Erasmus+)

Studentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, Alketa Haxhaj dhe Greta Gashi, po qëndrojnë gjatë semestrit dimëror 2025/26 në Universitetin e Szczecinit, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+, i cili bazohet në marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona. Ata po përjetojnë një eksperiencë të mrekullueshme akademike dhe kulturore, duke thelluar njohuritë e tyre profesionale, duke u njohur me metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe duke përfituar nga një mjedis ndërkombëtar që i ndihmon të zhvillohen personalisht dhe profesionalisht. Përveç studimeve, Alketa dhe Greta po shijojnë jetën në një qytet plot energji, duke zbuluar kulturën dhe traditat polake, provuar ushqimin vendas dhe marrë pjesë në aktivitete të shumta kulturore e sociale me studentë nga vende të ndryshme.
Kjo përvojë përfaqëson një mundësi të vlefshme që u zgjeron horizontet, forcon lidhjet ndërkulturore dhe i përgatit për sfidat e tregut të punës global.

Shperndaj ne: