Fgj Np

Pjesëmarrje e stafit të Fakultetit të Gjeoshkencave në Forumin Akademik në Tiranë

Stafi i Fakutetit Gjeoshkencave Prof.Dr. Naser Peci dhe Prof.Dr. Behxhet Shala po marrin pjesë në Forumin shkencor  “Active tectonics and seismic sources for seismotectonic modeling in Albania” që po mbahet 23 -25 shtator në Tiranë 2025 në organizimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) – Njësia Kërkimore Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierive në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve, Itali, Universitetin “Isa Boletini” të Mitrovicës, Shërbimin Gjeologjik të Shqipërisë, Instituti Mbrojtjes Mjedisit dhe Kërkimeve, Itali.

Prof.Dr. Naser Peci mbajti edhe fjalë përshendetëse në Forum në emër të Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës dhe Zëvendës drejtues i Njësisë Kërkimore Gjeoshkencave dhe Gjeoinxhinierive pranë ASHSH. Poashtu Prof.Dr Naser Peci dhe Prof.Dr Behxhet Shala mbajtën edhe prezantime të punimeve përkatëse si dhe morën pjesë aktive në diskutimet e Forumit.

Më 24 dhe 25 shtator Forumi vazhdon me vizitat në terren përgjatë strukturave aktive Mirëditë-Peshkopi-Kukës-Prizren.

Forumi është vazhdimësi e Forumit shkencor që është mbajtur ne UIBM në Maj të vitit 2024 në kuadër të të projektit bilateral në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me titull : “Vlerësimi i rrezikut sizmik të një sistemi thyerjesh tektonike aktive për një jetë më të sigurt”/Seismic hazard assessment of an active tectontc fault system for a safer life.

Shperndaj ne: