Procesi i Akreditimit
Akreditimi është një procedurë formale dhe transparente e kontrollimit të cilësisë, gjatë së cilës një organ i pavarur vërteton në bazë të standardeve të definuar, ndërkombëtarisht të njohura, nëse institucionet e arsimit te larte përkatësisht programet e studimeve i përmbushin kërkesat minimale të cilësisë.
Procedurat e akreditimit vendosin mbi statusin dhe njohjen e institucioneve dhe programeve të studimit për një kohë të caktuar. Akreditimi në fushën e arsimit të lartë i ofron shoqërisë dhe te gjitha grupeve të përfshira të interesit siguri se cilësia e mësimdhënies dhe studimit i përmbushë standardet minimale ndërkombëtare. Njëkohësisht, akreditimi e rritë nivelin e transparencës në tregun gjithnjë e më të paqartë të ofertave kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit.
Për më shumë informata ju lutem vizitoni faqen e internetit https://akreditimi.rks-gov.net/
Vlerësimi i jashtëm në UIBM, ashtu si edhe për të gjitha IAL-të në Kosovë është i harmonizuar me politikat e vendosura nga Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe politikat zhvillimore të shtetit. UIBM respekton të gjithë procedurën, rregullativën dhe normat e përcaktuara nga ana e AKA-së dhe KSHC-së.
Poashtu, UIBM ka rregulloren për procedurat e përgaditjes për ri/akreditim institucional dhe të programeve studimore në UIBM e cila e fasiliton procesin e sigurimit të jashtëm të cilësisë. Në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës nr. 04/L-037, Udhëzimi Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë 15/18, si dhe Manuali i Akreditimit të AKA-së, AKA do të organizojë procedurat pas akreditimit si dhe procedurat e monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe të programeve të tyre të studimit.
- Vendim për akreditimin institucional të UIBM- Viti 2023
- Vendim për akreditimin institucional dhe të programeve të studimit të UIBM – Viti 2014
- Vendim për ri-akreditimin institucional dhe të programve të studimit të UIBM – Viti 2017
- Vendim për zgjatjen e periudhës së ri-akreditimit të programeve të studimit të UIBM – Viti 2017
- Vendim për zgjatjen e periudhës së ri-akreditimit institucional dhe programeve të studimit të UIBM – Viti 2018
- Vendim për riakreditim të programit të studimit – Viti 2018
- Vendim për ri-akreditimin institucional të UIBM – Viti 2020
- Vendim për ri-akreditimin të programve të studimit të UIBM – Viti 2021
- Vendim për ri-akreditimin të programve të studimit të UIBM – Viti 2022
Dokumente AKA
| Dokumenti | Data | Shfleto pdf |
|---|---|---|
| 2644,2024 Vendim UIBM-FEDU | 2024 | |
| Vendimi i KShC, per BSc (ITU) dhe MSc (Teknologji-IMM) - 1 Tetor 2025 - 30 Shtator 2028 | 2025 | |
| Vendimi i KShC, per BSc (Teknologji, sp. IM dhe IK) - 1 Tetor 2025 - 30 Shtator 2030-2028 | 2025 | |
| Vendimi i KShC, per MSc (ITU) - 1 Tetor 2024 - 30 Shtator 2029 (1) | 2024 | |
| Raporti i vetëvlerësimit- Vendburimet Minerale Msc | 2021 | |
| Raporti i vetëvlerësimit- Xehetari Msc | 2022 | |
| Raporti i vetëvlerësimit- Xehetari Bsc | 2021 | |
| Metodologjia e monitorimit dhe procedurave | 02.2022 | |
| Rregullore për procedurat e përgatitjes per ri-akreditimin institucional dhe programeve studimore në UIBM | 07.11.2022 |
