Prof. Zahir Çerkini merr pjesë në Konferencën e 4-të Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Prof.ass.dr. Zahir Çerkini nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë po merr pjesë në Konferencën e 4-të Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), e cila mbahet më 29 shtator 2026.
Konferenca, me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë”, mbledh përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, agjencive të sigurimit të cilësisë dhe akterë të tjerë relevantë.
Pjesëmarrja në këtë konferencë paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave në fushën e sigurimit të cilësisë, si dhe për avancimin e mëtejmë të kulturës së cilësisë në arsimin e lartë.
