Profesor Malibongwe S. Manono ligjëroi për flotimin e xeheve sulfide
Në Departamentin e Materialeve dhe Metalurgjisë, në kuadër të Fakultetit të Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, u mbajt me sukses ligjërata ndërkombëtare me titull: “Mineral Processing of Sulfide Ores in Water Scarce Regions: Implications on Metallurgical Performance”, e ligjëruar nga Prof. assoc. dr. Malibongwe S. Manono nga University of Cape Town, Faculty of Engineering & the Built Environment, Department of Chemical Engineering.
Gjatë ligjëratës u trajtuan sfidat dhe zhvillimet bashkëkohore në përpunimin e xeheve sulfide në kushte me mungesë të ujit, me fokus në proceset e flotimit si dhe ndikimi i tyre në performancën metalurgjike. Ligjërata u ndoq me interes nga studentët dhe stafi akademik, duke u shoqëruar me diskutime dhe pyetje interaktive mbi temat e trajtuara.
