Zah1

Profesor Zahir Çerkini fillon mobilitetin Erasmus+ në Universitetin Yeditepe

Prof.ass.dr. Zahir Çerkini nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë ka filluar mobilitetin e tij njëjavor në kuadër të programit Erasmus+ KA171 në Universitetin Yeditepe në Stamboll, Turqi. Gjatë kësaj periudhe, mobiliteti është fokusuar në shkëmbimin akademik dhe profesional në fushën e së drejtës kushtetuese dhe sistemeve politike bashkëkohore.
Aktivitetet përfshijnë takime me stafin akademik, diskutime mbi praktikat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe analizë të zhvillimeve të fundit në drejtësinë kushtetuese. Ky mobilitet kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të universitetit, shkëmbimin e përvojave akademike dhe avancimin e proceseve të ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë.
Zah
Shperndaj ne: