Profesori nga Universiteti “Alberta” në Kanada mbajti ligjëratë në UMIB

Studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), kanë pasur rastin të mësojnë të rejat më të fundit në fushën e shkencës për ushqimin dhe nutricionizmin. Për arritjet e fundit në këtë lëmi para tyre ka mbajtur një ligjëratë,  me temë “Biologjia e Sistemeve: Metabolomiks dhe Biomarkerët e Sëmundjeve”, profesori Burim Ametaj, i cili ligjëron në Universitetin “Alberta” në Kanada, përkatësisht në Fakultetin e Agrikulturës dhe Mjedisit.

Paraprakisht profesori Ametaj ka zhvilluar një takim me rektorin e UMIB-it, Alush Musaj, ku u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet të dy universiteteve. Profesori Ametaj u shpreh i gatshëm të ndihmoj UMIB-in për të bashkëpunuar me Universitetin “Alberta” në Kanada.

Rektori Musaj, e falënderoi profesorin për gatishmërinë e tij që ta mbaj një ligjëratë për studentët mitrovicas si dhe për mbështetjen që UMIB-i të nis projekte të përbashkëta me universitete kanadeze.