Programet e studimit në UIBM (2025/26)
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka filluar përgatitjet për hapjen e konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve (baçelor) në vitin akademik 2025/26. Të interesuarit mund të zgjedhin një nga programet e fushës teknike apo shoqërore, që janë mjaft atraktive dhe të kërkuara në tregun e punës. Gjithashtu UIBM ofron kushte të jashtëkonshme për studentët, duke pasur parasysh kampusin modern, bursat universitare, shkëmbimet universitare etj. Suksese!
