Prokurori i EULEX-it, Drew Engel, mbajti ligjëratë para studentëve të Fakultetit Juridik

Në ambientet e Fakultetit Juridik, është mbajtur ligjërata nga prokurori i EULEX-it,  Drew Engel, me temë: “Përgatitja e fjalës hyrëse”.

Ligjërata e z. Engel ishtë një mundësi shumë e mirë për studentët që të mësojnë nga profesionist me përvojë dhe për të diskutuar për problemet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe për sundimin e ligjit në përgjithësi.

Ligjërata ishte pjesë Klinikës Juridike Penale, projekt i NCSC dhe Fakultetit Juridik që synon të sjellë çdo javë para studentëve profesionist me përvojë nga lëmi i drejtësisë.

Stafi menaxhues i fakultetit, falenderon z. Drew Engel për ligjëratën dhe për gatishmërinë e treguar për të qenë pjesë në diskutim me studentët.