Prof.Bahtir

Prorektori prof.ass.dr. Bahtir Hyseni do të merr pjesë si ligjërues në “World Food Day Symposium 2025″

Prof. ass. dr. Bahtir Hyseni, prorektor për Kërkime Shkencore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe ligjërues në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, do të marrë pjesë si folës i ftuar në “World Food Day Symposium 2025: Together for Better Foods and a Better Future for All”, që mbahet më 28 tetor 2025. Simpoziumi organizohet nga Fakulteti i Shkencave të Infermierisë dhe Shëndetit në Notre Dame University-Louaize (Liban), në bashkëpunim me Margaret A. Gilliam Institute for Global Food Security në McGill University (Kanada) dhe School of Science në Western Sydney University (Australi). Në këtë ngjarje marrin pjesë studiues dhe profesionistë nga Kanadaja, Libani, Australia dhe Kosova, me fokus në qëndrueshmërinë ushqimore, shëndetin publik dhe rolin e universiteteve në formësimin e politikave ushqimore globale.

Tema e prezantimit të Prof. ass. dr. Bahtir Hysenit është:
“Food Security in Developing Countries: A Post-War Perspective from Kosovo — and the Role of Academia”.

Në këtë ligjëratë do të trajtohen sfidat e sigurisë ushqimore në vendet në zhvillim, me një fokus të veçantë në përvojën e Kosovës pas luftës, tranzicionin drejt stabilitetit, dhe mënyrën se si universitetet dhe kërkimi shkencor mund të ndikojnë drejtpërdrejt në ndërtimin e sistemeve të sigurta dhe të qëndrueshme të ushqimit.

Pjesëmarrja e Universitetit “Isa Boletini” në këtë simpozium ndërkombëtar e vendos Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në një tavolinë globale diskutimi, krahas partnerëve akademikë nga Kanadaja dhe Australia, dhe thekson rëndësinë e kontributit shkencor të UIBM në çështjet e sigurisë ushqimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm.”

Prezantimi do te jete online nga ora 12:00  ne  linkun e meposhtem:

Shperndaj ne: