Punëtori për hartimin e Planit Strategjik të UIBM
Të premten është mbajtur punëtoria e radhës në kuadër të procesit për hartimin e Planit Strategjik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë për periudhën 2025-2030. Përveç ekspertëve të angazhuar nga SHERR, pjesë e punëtorisë ishin edhe anëtarët e Këshillit Drejtues, menaxhmenti dhe stafi administrativ.
Në këtë punëtori angazhimi u fokusua në formulimin e vizionit, misionit dhe vlerave të UIBM. Procesi do të vazhdojë edhe me punëtori të tjera në mënyrë që të hartohet një draft i këtij dokumenti strategjik para se të miratohet në Këshillin Drejtues.
Me mbështetje të SHERR -it ka filluar edhe rishikimi statutit të UIBM.


