Fjur 25

Realizohet ligjërata e radhës me studentët si rezultat i bashkëpunimit mes Fakultetit Juridik dhe GLPS-së

Mitrovicë, 26 qershor 2025

Ditën e Mërkurë, studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë morën pjesë në ligjëratën mbi temën: “Të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës: Mangësitë në legjislacion dhe sfidat në praktikë”.

Pjesëmarrësit morën njohuri teorike dhe praktike mbi të drejtat dhe detyrimet që u garanton legjislacioni i punës në vendin tonë, sfidat në zbatimin e tij në praktikë, si dhe rëndësinë e reformave ligjore për realizimin e plotë të të drejtave të punëtorëve.

Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Islam Qerimi, dhe Koordinatori i Projektit, Liridon Salihi, falënderuan studentët pjesëmarrës dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar edhe në të ardhmen bashkëpunimet që synojnë rritjen e njohurive profesionale të juristëve të rinj.

Ky aktivitet u zhvillua nga platforma Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike në kuadër të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) përmes Projektit “Human Rightivism” dhe është ligjërata e dytë e realizuar me studentë bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit mes Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe GLPS-së. Në fund të këtij aktiviteti studentët u pajisën me certifikata të pjesëmarrjes.

Fjur 28
Fjur 28
Fjur 27
Fjur 26
Fjur 28Fjur 27Fjur 26
Shperndaj ne: