Njoftohen të gjithë kandidatët që janë pranuar në nivelin master në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë në vitin akademik 2024/25, se regjistrimi bëhet më 30 dhe 31 tetor 2024. Fotografimi dhe regjistrimi i studentëve bëhet në Rektorat prej orës 9:00 deri në orën 15:00!