Rektori Musaj, uron studentët dhe stafin për vitin e ri akademik

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ka vizituar të hënën të gjitha njësitë akademike, me ç’rast është takuar me dekanë, mësimdhënës dhe studentë, të cilët i ka uruar për  filimin e vitit të ri akademik. Me këtë rast rektori Musaj, ju ka uruar studentëve të rinjë, por edhe atyre që vazhdojnë studimet prej viteve të mëhershme, suksese në studime dhe në jetë.

Rektori Musaj, ka ndarë me studentët lajmin për fillimin e vendosjes së Universitetit në kampusin e ri. “Pikërisht sot, më 1 tetor 2018, jemi njoftuar se rektorati është pranuar teknikisht dhe së shpejti fillojmë vendosjen atje. Poashtu në një periudhë të shkurtë kohore presim që edhe fakultetet të vendosën në kampusin e ri universitar”.

Ai ka theksuar se ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për studentët, mësimdhënësit dhe stafin akademik. “Fillimi i vendosjes në kampusin e ri shënon një kthesë për Universitetin tonë, shënon një epokë të re për Mitrovicën dhe padyshim se paraqet një lajm shumë të mirë për Kosovën”.

Ndryshe në vitin e ri akademik në Universitetin “Isa Boletini” janë regjistruar gjithsej 851 studentë.

Vizita Ne Juridik