Riakreditohen të gjitha programet studimore në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore
Riakreditohen të gjitha programet studimore në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore
Me kënaqësi ju njoftojmë se, bazuar në vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, janë riakredituar me sukses të gjitha programet studimore të ofruara nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin ndaj cilësisë akademike dhe standardeve profesionale.
Programet e riakredituara janë si vijon:
- Programi Inxhinieri dhe teknologji ushqimore, niveli BSc (Bachelor), (180 ECTS) – riakreditim 5-vjeçar, (1 Tetor 2025 – 30 Shtator 2030)
- Programi Teknologji, specializimet: Inxhinieri mjedisore dhe Inxhinieri kimike, niveli BSc (Bachelor), (180 ECTS) – riakreditim 3-vjeçar, (1 Tetor 2025 – 30 Shtator 2028)
- Programi Teknologji, specializimi: Inxhinieri e mbrojtjes mjedisore, niveli MSc (Master) (120 ECTS) – riakreditim 3-vjeçar, (1 Tetor 2025 – 30 Shtator 2028)
Këtyre sukseseve u shtohet edhe riakreditimi i programit MSc (Master) në Inxhinieri dhe teknologji ushqimore (ITU) i realizuar gjatë vitit 2024, për një periudhë 5-vjeçare, (1 Tetor 2024 – 30 Shtator 2029).
Dekani i FTU-së, Prof.dr. Mensur Kelmendi, tha se kjo arritje pasqyron angazhimin e vazhdueshëm ndaj përsosmërisë akademike, arsimit cilësor dhe ndërlidhjes me kërkesat e industrisë, duke reflektuar një performancë të qëndrueshme në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga autoritetet përkatëse të akreditimit. Ai falënderon stafin akademik, stafin administrativ, studentët dhe palët e jashtme të interesit që kontribuuan në këtë sukses të rëndësishëm.
