Shpallje për punë praktike

IADK ёshtё duke zbatuar projektin “Trajnimi profesional dhe mundësitë për gjenerimin e të ardhurave në bujqësi për gratë dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale të Kosovës “, periudha e zbatimit të projektit korrik 2019 dhjetor 2020 i përkrahur nga Donatori CFD nga Zvicra. Projekti do të përfshijë komunat: Lipjan, Shtime, Vushtrri, Mitrovicë, dhe Zubin Potok.
Një prej objektivave të projektit është rritja e mundësive për punësim për të rinjtë nëpërmjet punës praktike dhe trajnimit profesional për studentët. Në kuadër të këtij projekti janë paraparë edhe aktivitetet, siç janë: Trajnimet për punë praktike dhe sistemimi në punë praktike. Këto aktivitete do të zbatohen në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe Fakultetin Filozofik-Departamenti i Sociologjisë.
Për më shumë informata referojuni dokumentit të bashkangjitur:
Shpallje për punë praktike