Sot, trajnerët e Modulit “Managing People” – të Projektit LEADALKO Erasmus+ zhvilluan takimin e tyre koordinues.
Ekipi i projektit LEADALKO Erasmus+ realizoi me sukses një takim shumë produktiv me trajnerët e modulit Managing People. Pjesëmarrës në takim ishin: Prof. Assoc. Dr. Merita Shala, Prof. Ass. Dr. Filloreta Kunoviku Demiri, Prof. Betim Spahiu dhe Prof. Manjola Çollaku.
Takimi u fokusua në rishikimin e progresit të bërë deri tani në zhvillimin e materialeve trajnuese për modul. Trajnerët diskutuan komponentët e finalizuar, të cilët përfshijnë: Prezantimet PowerPoint, Ushtrimet dhe detyrat praktike, si dhe Shënimet dhe materialet udhëzuese për tutorët.
Gjithashtu, ekipi adresoi detyrat e mbetura të nevojshme për përfundimin me sukses të modulit. Këto përfshijnë finalizimin e Doracakut të Modulit dhe përgatitjen e materialeve të tjera plotësuese të domosdoshme për një implementim efektiv.
Diskutimi ishte shumë bashkëpunues dhe frytdhënës, duke reflektuar përkushtimin e lartë të ekipit për të siguruar rezultate cilësore për projektin LEADALKO.
Ekipi i projektit pret me padurim vazhdimin e punës dhe përfundimin e materialeve të mbetura në sesionet e ardhshme.
