Stafi administrativ i UIBM-së po merr pjesë në mobilitetin e Erasmus+ në Rumani
Stafi administrativ i Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Abdullah Sadiku, Elvedina Ismajli dhe Erzen Isufi, po marrin pjesë në mobilitetin ndërkombëtar në kuadër të programit Erasmus+, i organizuar nga Romanian-American University në Bukuresht.
Mobiliteti zhvillohet nga 29 qershori deri më 4 korrik 2026, në kuadër të aktivitetit RAU International Week – “Preparing Students for an Intercultural Environment”, i cili synon shkëmbimin e përvojave, praktikave të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.
Gjatë kësaj jave, përfaqësuesit e UIBM-së do të marrin pjesë në sesione, punëtori dhe aktivitete profesionale së bashku me përfaqësues të universiteteve nga Evropa, Amerika, Kanadaja dhe Afrika.
Pjesëmarrja në këtë mobilitet kontribuon në ndërkombëtarizimin e UIBM-së, zhvillimin profesional të stafit administrativ dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucione partnere nga vende të ndryshme të botës.


