Studentë nga Departamenti i Xehetarisë dhe Gjeologjisë realizuan vizitë studimore në kompaninë “Sharrcem”
Nën shoqërimin e profesorit Prof.Assoc.Dr. Kemajl Zeqiri dhe asistentëve; Asst.PhD cand Ujmir Uka, Asst.PhD cand Argjent Hajra dhe Asst.MSc. Ariana Sadiku, studentë nga Departamenti i Xehetarisë dhe ai i Gjeologjisë patën rastin të shohin më nga afër punën në “Sharrcem”. Ata u udhëhoqën fillimisht nga menaxheri i sigurisë dhe shëndetit në punë, Bujar Aliu i cili shpjegoi protokollet dhe praktikat e sigurisë në punë përgjatë vijës së prodhimit.
Më pas, të shoqëruar nga inxhinieri Qazim Hyseni, studentët patën rastin të shohin dhe njoftohen me punën në minierën e mergeleve e cila përbën një ndër lëndët e para për prodhimin e çimentos. Gjatë bisedës, nga të dyja palët pati gatishmëri për thellim të bashkëpunimit mes Fakultetit të Gjeoshkencave dhe kompanisë “Sharrcem”.
