Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan Parkun e biznesit në Mitrovicë

Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara nga Fakulteti Ekonomik, studentët vizituan “Parkun e Biznesit” me lokacion në Mitrovicë. Kjo vizitë u realizua më 10.03.2017 dhe në kuadër të saj u vizituan kompania “Missini Sweets” dhe “Agjensioni për Zhvillim Regjional Veri (ARDA North)”.

Gjatë realizimit të vizitës në kompaninë “Missini Sweets”, studentët paten mundësinë që për së afërmi të njihen procesin e prodhimit. Aty studentët u pritën nga pronari i kompanisë në fjalë z. Lindrit Misini, i cili njoftoi studentët me gjendjen aktuale të kompanisë, të arriturat e saj, veprimtarinë dhe të tjera, këtë pjesë të vizitës e karakterizuan pyetjet dhe diskutimet e studentëve.

Pas përfundimit të pjesës së pare të vizitës, studentët u pritën nga drejtoresha e “Agjensionit për Zhvillim Regjional Veri (ARDA North)”, znj. Rreze Duli, ku nga kjo e fundit studentët u njoftuan mbi fushveprimtarinë e këtij Agjensioni, punën dhe aktivitetet në kuadër të tij. Pas prezantimit të punës nga ana e drejtoreshës Duli, ajo u përgjigj në pyetjet e studentëve dhe falenderoi studentët për vizitën dhe interesimin e tyre. Ajo poashtu shprehu gatishmerinë për bashkëpunim me FakultetitEkonomik.

Studentët në fund e vlerësuan vizitën si një vizitë shumë të rëndësishme për ecurinë e studimeve, si dhe shprehën gatishmërinë mbi mundësinë e kryerjes së punës praktike dhe punësimit të tyre.