Foto Juri

Studentët e Fakultetit Juridik marrin pjesë në garën e gjykimit të simuluar

Më 28 dhjetor 2017, në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, është mbajtur gara në gjykimin e simuluar, organizuar nga ana e NCSC-së, në kuadër të programit Klinika Juridike Penale.

Katër ekipe nga katër Universitete publike të Kosovës, ai i Mitrovicës, Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit, kanë marr pjesë në këtë ngjarje. Garës i ka paraprirë një trajnim nga ana e NCSC-se dhe ekipet kanë pasur një javë kohë ta përgatisin garën.

Studentët nga ekipi i Mitrovicës, kanë punuar me përkushtimin më të madh në përgatitjen e gjykimit të simuluar. Ata patën një paraqitje të shkëlqyer gjatë simulimit të gjykimit dhe u vlerësuan lartë nga ana e të pranishmëve.

Fakulteti Juridik i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, ka zënë vendin e dytë në nivel vendi.

Ngjarje të tilla, ofrojnë mundësi të mëdha që studentët t’i praktikojnë njohuritë e fituara gjatë ligjëratave edhe në praktikë, dhe ato ti shkëmbejnë edhe me studentët e universiteteve tjera.