Edu3

Studentët e UIBM marrin pjesë në Pop-Up Innovation Lab

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë po marrin pjesë në Pop-Up Innovation Lab, që po zhvillohet në Mitrovicën e Jugut nga Instituti Edutask, në kuadër të projektit “StartLab360”. Aktiviteti, i realizuar më 23 shtator 2026 në UIBM, përfaqëson një nga fazat e rëndësishme të projektit dhe synon të angazhojë të rinjtë në identifikimin e sfidave lokale dhe në zhvillimin e ideve kreative e zgjidhjeve praktike.

Gjatë laboratorit, studentët, të mbështetur nga mentorë, po punojnë në ekipe për të zhvilluar idetë e tyre dhe për t’i shndërruar ato në propozime konkrete. Në përfundim të aktivitetit, ekipet do të prezantojnë idetë dhe zgjidhjet e tyre, ndërsa prezantimet dhe idetë e zhvilluara do të vazhdojnë të prezantohen edhe në një event të veçantë, i cili do të organizohet nga Instituti Edutask.

Pjesëmarrja e studentëve të UIBM në këtë aktivitet u ofron atyre mundësi për të zhvilluar aftësitë në inovacion, punën ekipore, kreativitet dhe ndërmarrësi, duke i lidhur idetë e tyre me nevojat dhe sfidat e komunitetit.

Edu2
Shperndaj ne: