Panairi

Studentët e UIBM morën pjesë në panairin e Shkollës së Mjekësisë

Një grup studentësh nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë të udhëhequr nga Zyrtari i Lartë për Zhvillim në Karrierë, Erzen Isufi, kanë marrë pjesë të mërkurën në Panairin e Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”. Ky panair ku ishin të pranishëm edhe nxënës të shkollave të tjera të mesme të Komunës së Mitrovicës, ishte organizuar me rastin e Ditës së SHMLM “Dr. Xheladin Deda”.

Gjatë panairit janë prezantuar aktivitete të ndryshme edukative nga nxënësit, të cilat kanë pasqyruar njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë procesit mësimor dhe praktik. Grupi nga UIBM ka prezantuar programet dhe mundësitë që ofrohen për të rinjtë që duan të studiojnë.

Shperndaj ne: