Education Student, Agnesa Tahiri, Receives A Scholarship From The State Department

Studentja e Edukimit, Agnesa Tahiri, fiton bursë nga Departamenti i Shtetit

Agnesa Tahiri, studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” *UMIB), ka fituar bursë 1-vjeçare nga Departamenti i Shtetit për të studiuar në Universitetin Shtetëror Misuri (MSU).  Bursa që ka fituar i mbulon të gjitha shpenzimet, duke filluar nga shpenzimet e udhëtimit, akomodimit në kampus, ushqim, literaturë etj.

Gjatë dy semestrave që do t’i përcjell atje, studentja e UMIB-it, parashihet të ndjek ligjërata dhe ushtrime nga fusha e edukimit, mirëpo edhe disa lëndë jashtë kësaj fushe të studimit. MSU është universitet publik dhe renditet si një ndër universitetet më të mira në SHBA, ku një vit akademik për studentët e huaj kushton 32 mijë dollarë.

Ajo është shprehur mjaft e lumtur për këtë mundësi që ju ka dhënë dhe ka premtuar se do të përpiqet që ta prezantoj UMIB-in, por edhe Kosovën në mënyrën më të mirë. Asaj i ka uruar sukses edhe rektori i UMIB-it, Alush Musaj dhe dekanja e Fakultetit të Edukimit, Merita Shala.