Takim i Rregullt i Fakultetit Juridik të UIBM me Trupin Këshilldhënës
Më 27 gusht 2025, Fakulteti Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) mbajti takimin e radhës me Trupin Këshilldhënës të këtij fakulteti, takim ky që zhvillohet rregullisht pas çdo semestri akademik. Qëllimi i këtyre takimeve është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Juridik dhe përfaqësuesve të institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë, në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe lidhjes më të mirë ndërmjet teorisë dhe praktikës.
Ky takim dëshmoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet akademisë dhe praktikës juridike në funksion të përgatitjes më të mirë të studentëve dhe rritjes së cilësisë në arsimimin juridik.
