11.09.2025

Takim informues mbi të drejtat dhe detyrimet e stafit të ri akademik

U mbajt një takim pune i organizuar nga Departamenti për Burime Njerëzore, me temë informimin mbi të drejtat dhe detyrimet e stafit të ri akademik Në takim morën pjesë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë dhe stafi i ri, përfshirë Menaxheren e Personelit, Prorektorin për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, profesorë dhe zyrtarë administrativë. Gjatë takimit u prezantua struktura organizative e universitetit, duke u theksuar rolet dhe përgjegjësitë e njësive përkatëse. U diskutuan të drejtat kryesore të stafit, si ambienti i sigurt i punës, trajtimi i barabartë dhe mundësitë për zhvillim profesional, si dhe detyrimet që lidhen me respektimin e orarit, kryerjen e përgjegjësive dhe përdorimin e përgjegjshëm të resurseve të institucionit. Një pjesë e rëndësishme iu kushtua prezantimit të sistemeve digjitale dhe shërbimeve mbështetëse, përfshirë emailin institucional, platformën e mësimit dhe ndihmën teknike të IT. Pjesëmarrësve iu shpërndanë manuali i burimeve njerëzore, kontaktet e zyrave mbështetëse dhe udhëzuesi për përdorimin e sistemeve digjitale. Takimi u vlerësua si shumë i dobishëm, duke ndihmuar stafin e ri të orientohet dhe të integrohet më lehtë në institucion. Departamenti për Burime Njerëzore konfirmoi përkushtimin e tij për mbështetje të vazhdueshme dhe krijimin e kushteve që nxisin zhvillimin profesional dhe personal të stafit.

 

Shperndaj ne: