1

Takim për angazhimin e “Fulbright Specialist Award” në UIBM

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr.Nurten Deva, ka pritur të martën në takim prof.dr. Ellen L. Yee, profesorëshë e së Drejtës dhe Drejtoreshë e Programeve Ndërkombëtare në Drake University Law School, SHBA,  e cila është dukë qëndruar në UIBM në kuadër të programit “Fulbright Specialist”. Në takim ajo shoqërohej edhe nga stafi i  Ambasadës Amerikane në Kosovë, të udhëhequr nga Remzije Potoku.

Rektorja Deva, ka falënderuar stafin nga Ambasada Amerikane për vizitën dhe interesimin për ecurinë e projektit me titull: “Internationalizing UIBM’s Legal Curriculum for Impact”, i mbështetur nga Programi Fulbright Specialist në UIBM. Gjithashtu ajo ka çmuar punën e mirë dhe përkushtimin e prof.dr. Ellen L. Yee gjatë qëndrimit të saj në UIBM.

Pjesë e takimit, ishin edhe prorektorët: prof.dr. Sabri Avdullahi dhe prof.asoc.dr. Edita Hasani,  dekani i Fakultetit Juridik, prof.dr. Islam Qerimi dhe koordinatori i përgjithshëm i projektit, prof.ass.dr. Zahir Çerkini. Dekani Qerimi theksoi rëndësinë e këtij projekti për Fakultetin Juridik, ndërsa  koordinatori Çerkini tha se plani ka shkuar sipas dinamikës së paraparë sa i përket realizmit të këtij projekti.

Ndërsa, prof.dr. Ellen L. Yee, ka falënderuar rektoren dhe gjithë stafin e UIBM për pritjen dhe mbështetjen. Ajo theksoi se ka gjetur një ambient të ngrohtë dhe të përkushtuar për punën akademike.

Projekti me titull “Internationalizing UIBM’s Legal Curriculum for Impact”, i mbështetur nga Programi Fulbright Specialist, synon modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e kurrikulës së programit Bachelor në Drejtësi, duke e përafruar atë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Fokus i veçantë i projektit është integrimi i perspektivave ndërkombëtare dhe krahasuese në syllabuset ekzistuese, forcimi i kapaciteteve të stafit akademik si dhe zhvillimi i partneriteteve të qëndrueshme ndërinstitucionale.

3
Shperndaj ne: