Takim përgatitor në kuadër të procesit të riakreditimit për dy programe në FIMK
Në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, u mbajt takimi i radhës me stafin akademik në kuadër të procesit të akreditimit për dy programet studimore: BSc Computer Science and Engineering dhe MSc Cloud and Edge Computing. Takimi u fokusua në fazën finale të përgatitjeve para zhvillimit të takimit me ekspertët e akreditimit. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me prezantimin e dokumentacionit përkatës, harmonizimin e përmbajtjeve programore, përmbushjen e standardeve të cilësisë si dhe koordinimin institucional për një përfaqësim sa më dinjitoz të programeve dhe fakultetit tonë.
Procesi i akreditimit përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të cilësisë akademike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të programeve studimore, duke reflektuar përkushtimin institucional ndaj standardeve bashkëkohore të arsimit të lartë. Falënderojmë stafin akademik për angazhimin dhe kontributin profesional në këtë proces të rëndësishëm për fakultetin dhe universitetin tonë.


