20251020 113804

THIRRJE PËR APLIKIM – PROGRAMI PROM (Short-Term Academic Exchange)

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë hap thirrjen për aplikim në kuadër të programit PROM – Short-Term Academic Exchange, i financuar nga NAWA (Polish National Agency for Academic Exchange)

Kush mund të aplikojë

Thirrja i dedikohet studentëve të nivelit Master, drejtimi Inxhinieri / Teknologji Ushqimore.

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • Mobilitet hulumtues (research internship) me kohëzgjatje 30 ditë.

Financimi

Programi mbulon:

  • Shpenzimet e udhëtimit (lump sum),
  • Shtesë ditore për qëndrim,
  • Mbështetje për akomodim dhe shpenzime jetese.

Procedura paraprake (e detyrueshme)

Për përpilimin e projekt-propozimit, studentët duhet paraprakisht (para aplikimit) të kontaktojnë:

Dokumentet e nevojshme

  • Research internship plan,
  • Përshkrimi i rezultateve të pritshme nga mobiliteti,
  • Certifikatë e gjuhës angleze (minimumi B2),
  • Rekomandim nga mentori akademik,
  • Dëshmi e statusit si student Master.

Procedura e aplikimit

  1. Aplikimi bëhet online përmes platformës së programit.
  2. Aplikimet shqyrtohen nga komisioni përzgjedhës.
  3. Vlerësimi zgjat rreth 2 javë.
  4. Rezultatet komunikohen përmes email-it.

Aplikimet shqyrtohen dy herë në muaj (më 15 dhe 30). Kandidatët që plotësojnë kriteret por nuk përzgjidhen për shkak të kuotave vendosen në listë rezerve.

Për informata të detajuara dhe aplikim:
https://international.uew.pl/prom-short-term-academic-exchange/

Shperndaj ne: