Thirrje për aplikim: Trajnim falas në Front-End Development
Qendra për Studime të Avancuara FIT, në bashkëpunim me Beetroot Academy Kosovo dhe Kutia, fton të gjithë të rinjtë të Kosovës që të aplikojnë për trajnimin “Front-End Development”, i cili do të nisë më 29 janar 2026.
Ky trajnim është plotësisht falas dhe zhvillohet me tre sesione në javë, duke ofruar një përvojë praktike dhe ndërvepruese. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri dhe shkathtësi në ndërtimin e faqeve dhe aplikacioneve web moderne, përmes përdorimit të HTML, CSS, JavaScript, si dhe framework-eve kryesore të zhvillimit Front-End. Këto aftësi janë ndër më të kërkuarat në tregun aktual të punës.
Trajnimi do të mbahet vetëm fizikisht në Prishtinë dhe nuk ofrohet në format online.
Në total do të përzgjidhen 20 pjesëmarrës nga e gjithë Kosova.
Kriteret e aplikimit:
- Kandidatë të moshës 18–40 vjeç;
- Prioritet për persona të papunë dhe kandidatë me njohuri bazë në teknologjinë e informacionit;
- Pjesëmarrja e grave dhe vajzave inkurajohet fuqimisht.
Afati i fundit për aplikim: 25 janar 2026
Apliko këtu: https://docs.google.com/forms/d/1-w213t546fhnR5ue-4QBteKqhBcmQGwIFSjTPRFloXI/viewform?fbclid=IwY2xjawPVwcRicmlkETFneWpJRnZ4REYzRTZYRGltc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHqKNzdCSsvZBVbY3pc3NhtqPYg0v18ozV_PBwPyVtpj_AvI2odpCkfpda0P-&brid=e54RGbFrSFWG8iMxgIDO9w&edit_requested=true
